Avionët luftarakë të Arabisë Saudite vazhdojnë bombardimet në Jemen
Në sulmet e avionëve ushtarakë të Arabisë Saudite ndaj rajonit Sanhan në provincën Sa'de në veri të Jemenit, janë vrarë të paktën pesë qytetarë jemenas dhe janë plagosur katër të tjerë.
Kanali televiziv Al Masira raportoi se avionët luftarakë të koalicionit agresor saudit gjithashtu kanë bombarduar edhe rajonet Al-Nahl dhe Al-Maravia në provincën Hudejda në perëndim të Jemenit.
Në sulmet ajrore të koalicionit agresor saudit në Sana, kryeqytetin e Jemenit, gjithashtu janë vrarë dhe plagosur disa civilë qytetarë jemenas.
Ndërkohë ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar me artileri pozicionet e mercenarëve sauditë në shkretëtirën Al-Bok'a në jug të Arabisë Saudite.
Njësitë raketore të ushtrisë dhe forcave jemenase të Jemenit të dielën kanë sulmuar me raketë pozicionet e ushtrisë saudite në frontet kufitare.
Ndërkohë një burim ushtarak jemenas ka njoftuar për pushtimin e portit naftor Al-Nashima në provincën Shabvah në juglindje të Jemenit nga forcat e grupit "Elita Shabvanija" e varur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas këtij burimi, pushtimi i portit naftor Al-Nashima në Jemen është bërë në kuadër të përpjekjeve të Abu Dhabit për të krijuar pengesa në eksportin e naftës së Jemenit nëpërmjet këtij porti.