Princi saudit bën thirrje për revoltë kundër shtetit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81844-princi_saudit_bën_thirrje_për_revoltë_kundër_shtetit
Një prej princave sauditë ka kërkuar që populli i Arabisë Saudite të ngrihet në revoltë kundër shtetit në rast se konfirmohet vrasja e qëllimshme e Xhamal Khashoggi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 09, 2018 11:33 Europe/Tirane
  • Princi saudit bën thirrje për revoltë kundër shtetit

Një prej princave sauditë ka kërkuar që populli i Arabisë Saudite të ngrihet në revoltë kundër shtetit në rast se konfirmohet vrasja e qëllimshme e Xhamal Khashoggi.

Khaled bin Farhan al-Saud, një prej princave të distancuar nga familja mbretërore në Arabinë Saudite, ka thënë: Nëse konfirmohet vrasja e qëllimshme e profesor Xhamal Khashoggi, i gjithë populli në Arabinë Saudite duhet të ngrihet në revolt kundër pushtetit. Sipas tij që nga koha e ardhjes në pushtet të Muhamed bin Selman, me dhjetëra artistë, klerikë, princa, dijetarë, poetë, procesorë universiteti, aktivistë mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe gazetarë, janë arrestuar dhe burgosur në Arabinë Saudite. Pas publikimit të lajmit për vrasjen e gazetarit Khashoggi, shumë organizata të të drejtave të njeriut dhe shumë  vende të botës kanë kërkuar dënimin e shtetit të Arabisë Saudite. Kanali Al-Jazeera ka njoftuar se trupi i pajetë i Jamal Khashoggi është gjetur në një prej lagjeve të Stambollit. Jamal Khashoggi ishte një prej personave që ndiqej dhe kërkohej nga regjimi i Muhamed Bin Selman, princ i kurorës i Arabisë Saudite.