79 të vrarë brenda dy ditëve në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81875-79_të_vrarë_brenda_dy_ditëve_në_jemen
Nga bombardimet e avionëve agresorë të regjimit Al Saud kundër Jemenit, në dy ditët e kaluara janë vrarë 79 civilë jemenas kryesisht në provincën Hudejda.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 10, 2018 07:01 Europe/Tirane
  • 79 të vrarë brenda dy ditëve në Jemen

Nga bombardimet e avionëve agresorë të regjimit Al Saud kundër Jemenit, në dy ditët e kaluara janë vrarë 79 civilë jemenas kryesisht në provincën Hudejda.

Krimeve të regjimit Al Saud kundër popullit jemenas, ushtria dhe komitetet popullore u janë përgjigjur duke sulmuar bazat e mercenarëve sauditë në perëndim të rajonin Mexhaze dhe përreth pikës kufitare Aleb. Këto baza janë sulmuar nga ushtria e Jemenit me katjusha dhe predha. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.