Klerikët e Bahrejnit nxisin bojkotimin e zgjedhjeve "të rreme" parlamentare
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81893-klerikët_e_bahrejnit_nxisin_bojkotimin_e_zgjedhjeve_të_rreme_parlamentare
Klerikët e Bahrejnit i kanë quajtur zgjedhjet e planifikuara parlamentare "mashtrim", duke thënë se një votim i tillë në një mbretëri, e cila ka zhveshur shumicën e njerëzve të saj nga të drejtat e tyre themelore, nuk do të mashtrojë opinionin publik botëror.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2018 17:22 Europe/Tirane
  • Klerikët e Bahrejnit nxisin bojkotimin e zgjedhjeve

Klerikët e Bahrejnit i kanë quajtur zgjedhjet e planifikuara parlamentare "mashtrim", duke thënë se një votim i tillë në një mbretëri, e cila ka zhveshur shumicën e njerëzve të saj nga të drejtat e tyre themelore, nuk do të mashtrojë opinionin publik botëror.

Në një deklaratë të publikuar nga rrjeti televiziv Lua Lua në gjuhën arabe, klerikët bahrejnas theksuan mbi politikat shtypëse të regjimit të Manamas kundër popullit bahrejnas, duke përfshirë myslimanët me shumicë shiite si dhe sunitët. Ata thanë se regjimi Al Khalifa "nuk mund të mashtrojë askënd në botë" duke mbajtur zgjedhje "të rreme" dhe "të papranueshme". Sistemi qeverisës në Bahrejn, thuhet në deklaratë, bazohet në mohimin e të drejtave të njeriut, duke minuar rolin e ligjvënësve bahrejnas.  Klerikët bahrejnas gjithashtu kërkuan bojkotimin e zgjedhjeve të parashikuara për 24 nëntor të këtij viti. Votimi në zgjedhjet e muajit të ardhshëm përbënë "shtypje kundër popullit musliman", thuhet në deklaratë, duke i nxitur njerëzit të vazhdojnë rezistencën e tyre përballë fushatës së regjimit të Manamas për shtypjen e zërave kritikë. Grupi kryesor i opozitës shiite në Bahrejn, Shoqata Kombëtare Islame Al Vafak, e cila u shpërbë nga regjimi qeverisës në vitin 2016, tashmë ka njoftuar bojkotimin e këtyre zgjedhjeve.