Ministri saudit mbron Riadin për vrasjen e Kashoggi
Ndërsa të gjitha dëshmitë sugjerojnë për rrëmbimin dhe vdekjen e gazetarit disident të Arabisë Saudite, Xhamal Khashoggi, në konsullatën saudite në Stamboll, ministri i punëve të brendshme të Arabisë Saudite mohoi përfshirjen e vendit të tij në këtë çështje.
Abdulaziz bin Saud bin Najef, ministër i brendshëm i Arabisë Saudite, duke kundërshtuar deklaratat e publikuara nga agjencia zyrtare e lajmeve të Arabisë Saudite (WAS) për lëshimin e urdhrit për vrasjen e Kashoggi, gazetarit disident saudit, ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe është një pretendim i pabazë. Bin Najef përveçse ka shprehur shpresën për krijimin e një komisioni të përbashkët hetues me qeverinë turke për të marrë raporte zyrtare mbi këtë çështje, ka pretenduar se Arabia Saudite mbron shtetasit e saj si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe Riadi synon zbulimin e të vërtetës në lidhje me rastin e Xhamal Kashoghi. Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, nuk është parë prejse ka hyrë në ndërtesën e konsullatës më 2 tetor. Turqia raportohet të ketë thënë se audio-incizimet japin disa nga provat më të qarta se një ekip saudit i sigurisë qëndron pas vrasjes. Zhdukja e Xhamal Khashoggi dhe vdekja e tij e raportuar kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar.