Avionët luftarakë sauditë sulmojnë një autobus të refugjatëve jemenas
Avionët luftarakë të koalicionit agresor saudit sulmojnë dy autobus që transportonin refugjatët jemenas në Xhabal R'as në provincën Hudejdah ku si pasojë janë vrarë 15 persona.
Kanali televiziv Al Masira raportoi se gjatë sulmit të avionëve luftarakë të koalicionit saudit ndaj një autobusit që transportonte refugjatët jemenas, janë plagosur edhe mbi 20 civilë të tjerë.
Ky sulm ishte aq i ashpër sa që burimet mediale kanë thënë se numri i viktimave mund të shtohet edhe më shumë.
Ndërkohë si pasojë e luftimeve mes mercenarëve sauditë dhe forcave jemenase në jug të Hudejdas, është plagosur rëndë një komandant i forcave mercenare saudite.
Në rajonin Al-Darajhami në brigjet perëndimor gjithashtu gjatë luftimeve, forcat jemenase kanë vrarë ose plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë.
Forcat jemenase gjithashtu gjatë operacioni, kanë shkatërruar disa automjete të forcave agresore saudite në rajonin Al-Mokhadara në provincën Meareb.