Regjimi Al Saud në vend të përgjigjes, kërcënon
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82011-regjimi_al_saud_në_vend_të_përgjigjes_kërcënon
Regjimi Al Saud i cili ndodhet në presione të mëdha për shkak të zhdukjes dhe vrasje së gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll të Turqisë, ka lëshuar një deklaratë në të cilën duke kërcënuar vendet e tjera, ka treguar se nuk është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e vet në lidhje me këtë ngjarje.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 14, 2018 15:51 Europe/Tirane
  • Regjimi Al Saud në vend të përgjigjes, kërcënon

Regjimi Al Saud i cili ndodhet në presione të mëdha për shkak të zhdukjes dhe vrasje së gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll të Turqisë, ka lëshuar një deklaratë në të cilën duke kërcënuar vendet e tjera, ka treguar se nuk është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e vet në lidhje me këtë ngjarje.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se një funksionar i regjimit Al Saud në një deklaratë të publikuar nga agjencia e lajmeve WAS, ka thënë: "Arabia Saudite hedh poshtë çfarëdo lloj kërcënimi dhe përpjekje nëpërmjet vendosjes së sanksioneve ekonomike dhe presioneve politike ose paraqitjen e akuzave të pavërteta dhe beson se çështje të tilla nuk mund të dëmtojnë pozitën e Arabisë Saudite në botën arabe".

Ky funksionar saudit në këtë deklaratë gjithashtu ka shtuar: "Arabia Saudite çfarëdo lloj veprimi do t'i përgjigjet me një veprim më të madh, për arsye se ekonomia e Arabisë Saudite luan rol jetik në ekonominë globale dhe nëse ekonomia e Arabisë Saudite do të pësojë dëme, edhe ekonomia globale nuk do të jetë e sigurt".

Në këtë deklaratë është vlerësuar edhe mbështetja e disa vendeve (Bahrejnit dhe EBA) në çështjen e gazetarit kritik Jamal Khashoggi duk pretenduar: "Arabia Saudite luan një rol shumë të rëndësishëm ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit dhe progresit në rajon dhe në botë, ndërsa udhëheqja e saj po bënë përpjekje të mëdha në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe zgjerimit të bashkëpunimeve ekonomike në rajon dhe në botë".