'Masakra në Idlib të Sirisë është vija e kuqe e Iranit'
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82028-'masakra_në_idlib_të_sirisë_është_vija_e_kuqe_e_iranit'
Masakra e mundshme e civilëve gjatë përpjekjes për të rimarrë bastionin e fundit të madh të militantëve anti-qeveritarë në Siri – pra Provinca Idlib - është një vijë e kuqe për Iranin, tha kryenegociatori iranian në procesin e paqes për Sirinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2018 17:39 Europe/Tirane
  • 'Masakra në Idlib të Sirisë është vija e kuqe e Iranit'

Masakra e mundshme e civilëve gjatë përpjekjes për të rimarrë bastionin e fundit të madh të militantëve anti-qeveritarë në Siri – pra Provinca Idlib - është një vijë e kuqe për Iranin, tha kryenegociatori iranian në procesin e paqes për Sirinë.

Husein Xhaberi Ansari, këshilltar i lartë i ministrit të jashtëm iranian për çështjet politike, tha për mediat iraniane se provinca Idlib kishte një status të veçantë dhe duhej të trajtohej në përputhje me rrethanat. Ai tha se grupet e armatosura dhe terroriste janë përzier në një popullsi të madhe civile atje, gjë që e bën të komplikuar një rikthim të rajonit dhe, në këndvështrimin e Iranit, eliminon mundësinë e një zgjidhje të shpejtë. "Nga njëra anë, tre milionë njerëz janë aktualisht të vendosur në Idlib. Rreth gjysma e kësaj popullate është vendase dhe gjysma tjetër përfshin persona të zhvendosur nga zona të tjera", shpjegoi Xhaberi Ansari. "Nga ana tjetër," tha ai, "Idlibi është pika e përqendrimit të grupeve të shumta të armatosura dhe terroriste" dhe si i tillë, nuk mund të lihet në vete. Ndërkohë që kthimi i Idlibit në kontrollin e qeverisë siriane mund të ndodhë në mënyrë hipotetike me një sulm të gjerë ushtarak, një ofensivë e tillë do të çonte vetëm në dëme të masave kolaterale, tha zyrtari iranian. Kjo, tha ai pa mëdyshje, është një vijë e kuqe për Iranin.