Barham Saleh: Iraku duhet të largohet nga tensionet
Presidenti i Irakut në takim me zv/sekretarin amerikan të shtetit, theksoi nevojën w mbajtjes larg të Bagdadit nga pasojat politike ndërkombëtare dhe nga tensionet rajonale, duke u përkushtuar vetëm në situatën e Irakut.
Agjencia e lajmeve Sumerija News njoftoi se Barham Saleh, presidenti i Irakut, ditën e diele në këtë takim gjithashtu tha se prioritete të këtij vendi janë sovraniteti i Irakut, interesat kombëtare për ruajtjen e stabilitetit të brendshëm, rindërtimin dhe zhvillimin e infrastrukturave të rajoneve të dëmtuara nga veprimet terroriste.
Ndërkohë Muhamed Al-Halbusi, kryetari i Parlamentit dhe Adel Abdulmahdi, kryeministri i ri i Irakutn në një deklaratë kanë theksuar nevojën për mobilizimin e të gjitha kushteve për formimin e një qeverie të fuqishme. Krerët e qeverisë dhe Parlamenti kanë shqyrtuar edhe përpjekjet për formimin e kabinetit të ri qeveritar brenda afatit të caktuar në Kushtetutën e Irakut.
Sipas Al-Halbusi, qeveria e ardhshme duhet të gëzojë pavarësi të mjaftueshme për të marrë përsipër detyrën për rindërtimin dhe aktivizimin e investimit në vend, si dhe për të plotësuar planin e reformave kombëtare.