OKB: Jemeni, "uria më e thellë" në botë në 100 vjet
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82053-okb_jemeni_uria_më_e_thellë_në_botë_në_100_vjet
Kombet e Bashkuara paralajmëruan se 13 milion njerëz në Jemen po përballen me urinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 15, 2018 15:53 Europe/Tirane
  • OKB: Jemeni,

Kombet e Bashkuara paralajmëruan se 13 milion njerëz në Jemen po përballen me urinë.

OKB i bëri thirrje koalicionit ushtarak, të udhëhequr nga Arabia Saudite, për të ndaluar sulmet ajrore që po vrasin civilë dhe duke kontribuar në atë që OKB thotë se mund të bëhet "uria më e keqe në botë për 100 vjet". Arabia Saudite, e mbështetur nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, po përdor sulme ajrore dhe një bllokadë ajrore, detare dhe tokësore kundër Jemenit duke penguar edhe furnizimet me ushqime, ujë dhe medikamente për popullsinë civile.Të paktën 15,000 njerëz janë vrarë në konflikt dhe miliona janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre. "Agjencitë e Kombeve të Bashkuara që punojnë në Jemen dënojnë pa mëdyshje sulmet ndaj civilëve dhe shprehin ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave", tha Lise Grande, Koordinatorja Humanitare e OKB për Jemenin. "Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, palët në konflikt janë të detyruara të respektojnë parimet humanitare", tha Grande. "Pjesëmarrësit në luftë duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur civilët - të mos lëndohen, të mos gjymtohen, të plagosen ose të vriten", shtoi ajo.