Konsulli i përgjithshëm saudit në Stamboll largohet drejt Rijadit  
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82099-konsulli_i_përgjithshëm_saudit_në_stamboll_largohet_drejt_rijadit
Konsulli i përgjithshëm i Arabisë Saudite në Stamboll nga Turqia është nisur drejt Rijadit, ndërsa hetimet për fatin e gazetarit disident Xhamal Khashoggi, i cili u zhduk pasi vizitoi konsullatën e mbretërisë saudite në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll dy javë më parë, po vazhdojnë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 16, 2018 17:24 Europe/Tirane
  • Konsulli i përgjithshëm saudit në Stamboll largohet drejt Rijadit  

Konsulli i përgjithshëm i Arabisë Saudite në Stamboll nga Turqia është nisur drejt Rijadit, ndërsa hetimet për fatin e gazetarit disident Xhamal Khashoggi, i cili u zhduk pasi vizitoi konsullatën e mbretërisë saudite në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll dy javë më parë, po vazhdojnë.

Mohamed Al Otaibi la Turqinë në një fluturim komercial të martën, disa orë përpara se rezidenca e tij të kontrollohej nga policia turke në lidhje me zhdukjen e shkrimtarit 59-vjeçar. Më parë gjatë ditës, ministri i jashtëm turk ,Mevlut Cavusoglu, tha se forcat e sigurisë së vendit të tij do të merrnin në pyetje zyrtarët në Konsullatën Saudite në Stamboll, nëse do të jetë e nevojshme. Cavusoglu nënvizoi rëndësinë e një qasjeje "transparente dhe të orientuar drejt rezultateve", duke shtuar, "Situata duhet të qartësohet në mënyrë që askush të mos ketë pikëpyetje në mendje". Disa burime të informuara kanë thënë se janë marrë disa vendime për largimin e Abdulaziz bin Saud bin Najef, ministrin e brendshëm të Arabisë Saudite, dhe Abdulaziz bin Muhamed Al-Huvejrini, shefin e policisë së sigurisë.