Dërgimi i ndihmave humanitare në jug të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82128-dërgimi_i_ndihmave_humanitare_në_jug_të_sirisë
Gjysmëhëna e Kuqe Siriane njoftoi për rritjen e ndihmave mjekësore, ushqimore dhe humanitare në Dara, në juglindje të vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2018 17:13 Europe/Tirane
  • Dërgimi i ndihmave humanitare në jug të Sirisë

Gjysmëhëna e Kuqe Siriane njoftoi për rritjen e ndihmave mjekësore, ushqimore dhe humanitare në Dara, në juglindje të vendit.

Pas kthimit të refugjatëve sirianë nga Jordania dhe Libani në Siri, Gjysmëhëna e Kuqe Siriane ka shtuar ndihmat humanitare në Dara. Nga ana tjetër, Ushtria e Sirisë ka filluar operacione të reja kundër grupit terrorist takfirist ISIS në provincën Suvejda në jug të Sirisë. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se burimet nga frontet e luftës kanë thënë se këto operacione drejtohen nga brigada e katërt e ushtrisë së Sirisë dhe kanë filluar nga tre anë. Sipas këtij burimi, përpjekjet më të mëdha të ushtrisë së Sirisë janë përqendruar për të avancuar në rajonin Telul Al-Safa në rrugën Shejkh Husejn.