Zbulohen fakte të reja mbi rastin Khashoggi
Ekspert të mjekësisë ligjore në Turqi njoftojnë se pas kontrollit të kryer në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, janë zbuluar fakte të reja që tregojnë se gazetari Jamal Khashoggi është vrarë brenda në konsullatë.
Xhemal Shajel, gazetar i rrjetit informativ Al Jazeera raporton se faktet e bledhura tregojnë se Khashoggi është vrarë brenda në konsullatë. Pas zbulimit të provave të reja, Turqia i ka kërkuar Amerikës t’i vë në dispozicion gjakun dhe ADN-në e Jamal Khashoogi. Ndërkohë në Turqi është kontrolluar edhe shtëpia e Muhamed Otajbi, ish konsull i Arabisë Saudite në Stamboll i cili është larguar për në vendin e tij. përveç kësaj thuhet se mjeku ligjor dr. Saleh Tubi që mendohet që ka kryer vrasjen dhe copëtimin e gazetarit Khashoggi, ka studiuar mjekësinë ligjore në Australi me fondet e shtetit. Doktori është futur së bashku me 15 persona të tjerë më 2 tetor në konsullatën e Arabisë Saudite, të cilët janë të dyshuar për vrasjen e gazetarit Khashoggi. Autoritetet turke thonë se dr. Tubi në kohën e futjes dhe largimit nga Stambolli, ka mbartur me v ete një sharrë speciale për prerjen e kockave.