Khaled bin Selman mund të zëvendësojë princin Muhamed bin Selman
Pas zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi, kritik i madh i Arabisë Saudite, janë shtuar mundësitë për zëvendësimin e trashëgimtarit të fronit.
Sipas një artikulli të The Times shtyp i Anglisë, pas zhdukjes së gazetarit Khashoggi dhe shtimit të dyshimeve të Amerikës se Muhamed bin Selman personalisht ka dhënë urdhër për vrasjen e tij, është shtuar mundësia e zëvendësimit të trashëgimtarit të fronit në Arabinë Saudite. Artikulli i The Times është titullar “ Kush mund të jetë zëvendësuesi i bin Selman” dhe në të thuhet: pas shtimit të presioneve dhe irritimit ndaj vrasjes së gazetarit saudit, është zgjeruar diskutimi mbi zëvendësimin e princit të kurorës të Arabisë Saudite. Ndërsa kanali Al Jazeera citon gazetën franceze Le Figaro të ketë thënë se elita e Arabisë Saudite është mbledhur për të diskutuar mbi zëvendësuesin e princit të kurorës.