Këshilli i dijetarëve të Arabisë Saudite kërkon shkarkimin e Bin Selma
Pas publikimit të rezultateve të para të hetimeve të policisë së Turqisë për vrasjen e gazetarit kritik të regjimit saudit Jamal Khashoggi në Stamboll të Turqisë, këshilli i dijetarëve të Arabisë Saudite ka kërkuar shkarkimin e Muhamed bin Selman, princin e kurorës së Arabisë Saudite.
Faqja informative “Arabi 21” njoftoi se këshilli i dijetarëve të Arabisë Saudite ditën e enjte ka lëshuar një deklaratë në të cilën vuri në dukje veprimet e dhunshme dhe politikat e gabuara të princit të kurorës së Arabisë Saudite dhe të qenit fajtor të Muhamed bin Sleman në vrasjen e Jamal Khashoggi, ka kërkuar shkarkimin e tij nga të gjitha postet shtetërore.
Këshilli i dijetarëve të Arabisë Saudite në këtë deklaratë ka theksuar veprimet e gabuara të Bin Selman si arrestimin dhe burgosjen e dijetarëve dhe intelektualëve, zgjerimin e korrupsionit shoqëror dhe administrativ, punësimin në poste të larta të personave joefikas, shpërdorimin e pasurimeve publike, si dhe ka kërkuar shkarkimin e tij dhe emërimin e një personi të merituar në këtë post.
Jamal Khashoggi gazetari 59 vjeçar kritik i regjimit Al Saud, me 2 tetor, pasi ka hyr në konsullatën e Arabisë Saudite në Stambol, është rrëmbyer dhe provat e dëshmojnë vrasjen dhe masakrimin e trupit të tij.
Khashoggi pas emërimit të Bin Selman në postin e princit të kurorës së Arabisë Saudite, është larguar nga ky vend.