Vdekja e dyshimtë e një pjesëtari të ekipit vrasës së Khashoggi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82142-vdekja_e_dyshimtë_e_një_pjesëtari_të_ekipit_vrasës_së_khashoggi
Gazeta turke “Yeni Shafak” ka deklaruar se Mash’al Sa’d Al-Bustani, njëri prej pjesëtarëve të ekipit 15 personash që ishte dërguar në Stamboll për vrasjen e Jamal Khashoggi, është vrarë në një aksident të improvizuar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 18, 2018 13:48 Europe/Tirane
  • Vdekja e dyshimtë e një pjesëtari të ekipit vrasës së Khashoggi

Gazeta turke “Yeni Shafak” ka deklaruar se Mash’al Sa’d Al-Bustani, njëri prej pjesëtarëve të ekipit 15 personash që ishte dërguar në Stamboll për vrasjen e Jamal Khashoggi, është vrarë në një aksident të improvizuar.

Jamal Khashoggi gazetari kritik i regjimit Al Khalifa, më 2 tetor, pasi ka hyr në konsullatën e Arabisë Saudite në Stambol, është rrëmbyer dhe provat e dëshmojnë vrasjen dhe masakrimin e trupit të tij.

Pas kësaj ngjarje, disa media kanë publikuar fotografitë e 15 personave të cilët kanë hyrë në konsullatën e Arabisë Saudite një orë para hyrjes së Khashoggi dhe tre orë më vonë kanë dalë nga objekti i konsullatës.

Gazeta turke “Yeni Shafak” në një raport të saj ka shkruar se Mash’al Sa’d Al-Bustani, njëri prej 15 anëtarëve të ekipit në fjalë, është vrarë gjatë një aksidenti makinash të dyshuar në Riad të Arabisë Saudite.

Sipas këtij burimi, Al-Bustani 31 vjeç, i cili ishte një oficer i forcave ajrore të mbretërisë së Arabisë Saudite dhe shërbente si pilot, me vdekjen e dyshimtë, ka marrë në varrë edhe një pjesë të sekreteve në lidhje me zhdukjen dhe vrasjen e Jamal Khashoggi.