Forcat ushtarake saudite sulmojnë qytetin shiit Katif në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82169-forcat_ushtarake_saudite_sulmojnë_qytetin_shiit_katif_në_arabinë_saudite
Forcat ushtarake dhe policore të Arabisë Saudite me shumë automjete ushtarake kanë vendosur nën rrethim të hekurt qytetin Katif në provincën Al-Sharkija në lindje të Arabisë Saudite.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 19, 2018 16:12 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake saudite sulmojnë qytetin shiit Katif në Arabinë Saudite

Forcat ushtarake dhe policore të Arabisë Saudite me shumë automjete ushtarake kanë vendosur nën rrethim të hekurt qytetin Katif në provincën Al-Sharkija në lindje të Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al Alama njoftoi se forcat ushtarake të regjimit Al Saud ditën e enjte me tanke dhe automjete të blinduara kanë sulmuar disa lagje dhe zona banuese të qytetit shiit Katif dhe kanë mbyllur rrugët që çojnë në tregun Al-Khamis dhe hyrjet e zonave Al-Xharari dhe Al-Madani.

Aktivistët e sferës virtuale në Arabinë Saudite kanë filluar një fushatë me hashtegun “#al-harb_alejh_shi’e_al-Katif”, kanë publikuar shumë pamje të zonave të shkatërruar nga sulmet e forcave saudite në këtë qytet në dy ditët e kaluara.

Disa aktivistë të sferës virtuale kanë thënë se forcat saudite kanë ndërprerë rrymën e disa zonave të qytetit Katif në kohën e sulmit dhe nuk kanë lejuar hyrjen e automjeteve të ekipeve emergjente dhe zjarrfikësve në këto lagje.