Vazhdon kthimi i refugjatëve sirianë nga Jordania në Siri
(last modified Sat, 20 Oct 2018 13:46:13 GMT )
Tetor 20, 2018 15:46 Europe/Tirane
  • Vazhdon kthimi i refugjatëve sirianë nga Jordania në Siri

Njëkohësisht me hapjen e korridorit kufitar në kufirin mes Sirisë dhe Jordanisë, ka filluar kthimi i refugjatëve sirianë në vendbanimet e tyre në Siri.

Burimet informative nga Jordania njoftuan se pas fillimit të punës së korridorit kufitar Nasib, me dhjetëra refugjatë sirianë nëpërmjet këtij korridori, janë kthyer në vendin e tyre.

Refugjatët sirianë duke shprehur siguri nga situata dhe qetësia gjatë rrugës që çon në Damask, kanë deklaruar: "Menjëherë pas hapjes së korridorit kufitar "Nasib", ka filluar kthimi i refugjatëve sirianë në nivel të gjerë.

Vlen të theksohet se korridori kufitar Nasib mes Sirisë dhe Jordanisë për shkak të qarkullimit të mallrave mes Jordanisë, Sirisë, Libanit dhe vendeve arabe të Gjirit Persik, konsiderohej pika kufitare me qarkullim më të dendur mes Sirisë dhe Jordanisë.

 

Tags