Zbulohen armë dhe lëndë eksplozive të ISIS në Bagdad
Forcat e sigurisë së Irakut kanë njoftuar për zbulimin e një depo të madhe të armëve dhe lëndëve eksplozive që i përkiste terroristëve të ISIS në lagjen Al-Tarmije në veri të Bagdadit.
Agjencia e lajmeve Sumeria News njoftoi se në këtë depo janë gjetur lloje të ndryshme të armatimit, sasi të mëdha të lëndëve eksplozive, bomba të ndryshme dhe pajisje të tjera të cilat i përdornin terroristët për kryerjen e sulmeve terroriste.
Ndërkohë ushtria e Irakut si rezultat i operacioneve inteligjente të forcave të sigurisë, gjatë një operacioni special të kryer në Faluxha, ka arrestuar Abu Hasan Al-Ani, përgjegjësinë e veprimeve terroriste të grupit takfirist ISIS në qytetin Faluxha.
Forcat e sigurisë së Irakut kanë çliruar të gjitha rajonet e këtij vendi që ishin pushtuar nga terroristët e ISIS.