Forcat Hashd al-Sha'bi vendosen në Naxhaf Ashraf në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82212-forcat_hashd_al_sha'bi_vendosen_në_naxhaf_ashraf_në_irak
Një zyrtar i forcave Hashd al-Sha'bi njoftoi për vendosjen e disa pjesëtarëve të këtyre forcave në zona të ndryshme të provincës Naxhaf Ashraf me rastin e Arbainit husejnian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 20, 2018 16:05 Europe/Tirane
  • Forcat Hashd al-Sha'bi vendosen në Naxhaf Ashraf në Irak

Një zyrtar i forcave Hashd al-Sha'bi njoftoi për vendosjen e disa pjesëtarëve të këtyre forcave në zona të ndryshme të provincës Naxhaf Ashraf me rastin e Arbainit husejnian.

Kasem Al Khakani, përgjegjës i forcave Hashd al-Sha'bi në Naxhaf Ashraf, përmes një deklarate ka bërë të ditur: Forcat vullnetare të kësaj organizate për të mbështetur forcat e sigurisë dhe për të organizuar lëvizjen e pelegrinëve si dhe për të ofruar shërbime mjekësore, janë vendosur në zona të ndryshme të Naxhaf Ashraf. Koordinimi i nevojshëm i sigurisë me policinë dhe shërbimet e sigurisë irakiane vazhdon për t'i shërbyer dhe mbështetur pelegrinët.