Terroristët heqin armatimet e rënda nga perëndimi i Alepos
(last modified Mon, 22 Oct 2018 13:16:16 GMT )
Tetor 22, 2018 15:16 Europe/Tirane
  • Terroristët heqin armatimet e rënda nga perëndimi i Alepos

Burimet siriane kanë deklaruar se në bazë të marrëveshjes së Suçi-t, grupet terroriste "Filak Sham" dhe "Thavar Sham" kanë tërhequr armatimet e rënda të tyre nga zona "Xham'ijetu Zahra" në perëndim të Alepos.

Kanali televiziv Al Mejadin duke cituar burime të informuar, raportoi se këto dy grupe terroriste së bashku me grupin tjetër terrorist të ashtuquajtur "Nuredion Zanki" kanë tërhequr mjetet e rënda luftarake si tanket, predhahedhësit dhe artilerinë e rëndë nga lagjja Rashidin në drejtim të rajoneve në afërsi të qytetit Dare Iza dhe në rajonin Al-Movasilat Atareb në perëndim të Alepos.

Sipas marrëveshjes së Suçit të arritur mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, do të krijohet një zonë civile brenda rajonit për reduktimin e tensioneve në Idlib të Sirisë. Grupet e armatosura terroriste janë obliguar që të largohen nga kjo zonë së bashku me armatimet e tyre të rënda.

 

Tags