Lirohet nga burgu numri 2 i Talibanëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82263-lirohet_nga_burgu_numri_2_i_talibanëve
Mola Baradar, një prej liderëve me ndikim të madh të grupit Taliban dhe numri 2 i këtij grupi, pa 10 vjet burg në Pakistan, është liruar nga burgu.  
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 22, 2018 15:48 Europe/Tirane
  • Lirohet nga burgu numri 2 i Talibanëve

Mola Baradar, një prej liderëve me ndikim të madh të grupit Taliban dhe numri 2 i këtij grupi, pa 10 vjet burg në Pakistan, është liruar nga burgu.  

Gazeta "News" e Pakistanit në një raport të saj duke cituar burime të besueshme, ka shkruar: "Një prej themeluesve të grupit Taliban të Afganistanit i njohur me epitetin "Mola Baradar", është liruar nga një burg në të cilin mbahej në Pakistan".

Burime të informuara kanë thënë se lirimi i Mola Baradar është bërë me kërkesë të qeverisë së Katarit.

Moala Baradar është arrestuar 10 vite më parë nga forcat e sigurisë së Pakistanit, në kohën kur kishte shfaqur interesimin për bisedime të paqes me qeverinë e Afganistanit.

Mola Baradar është një prej katër themeluesve të lëvizjes Taliban në vitin 1994 në Afganistan.