Velid Moalem: Qeveria e Sirisë thekson kthimin e refugjatëve sirianë
(last modified Wed, 24 Oct 2018 12:38:11 GMT )
Tetor 24, 2018 14:38 Europe/Tirane
  • Velid Moalem: Qeveria e Sirisë thekson kthimin e refugjatëve sirianë

Ministri i punëve të jashtme të Sirisë ka theksuar kthimin e refugjatëve sirianë në vendbanimet e tyre.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Velid Moalem, ministri i jashtëm i Sirisë, në takim me David Beasley, drejtorin e programit botëror për ushqim, bëri të ditur përpjekjet e qeverisë së Sirisë për të ndihmuar qytetarëve e rajoneve të përfshira nga lufta në këtë vende dhe deklaroi: "Qeveria e Sirisë ka filluar të gjitha përpjekjet duke shfrytëzuar të gjitha potencialet për të garantuar sigurinë dhe për të krijuar kushtet e përshtatshme për një jetë të mirë të popullit sirian".

Velid Moalem gjithashtu ka vlerësuar përpjekjet dhe ndihmën e programit botëror për ushqim në fushën e bashkëpunimit me Qeverinë e Sirisë për të ndihmuar refugjatët sirianë.  

Nga ana e tij, drejtori i programit botëror për ushqim në këtë takim ka vlerësuar pozitivisht punën e qeverisë së Sirisë për kthimin e refugjatëve dhe ka kërkuar forcimin e përpjekjeve në këtë drejtim.

 

Tags