Terroristët luftojnë mes vete në veriperëndim të Sirisë
Tetor 24, 2018 14:47 Europe/Tirane
Grupet terroriste Tahrir Sham dhe Sakur Sham janë përleshur mes vete në lidhje me krijimin e postblloqeve në rajonet e ndryshme të Sirisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në luftimet që janë zhvilluar në qytezën Xhorxhenaz në provincën Idlib të Sirisë, përveçse janë vrarë disa terroristë nga të dy grupet, janë vrarë edhe 2 civilë sirianë dhe 6 të tjerë janë plagosur.
Grupet terroriste në dy vitet e kaluara kanë pësuar disfata të njëpasnjëshme nga ushtria e Sirisë dhe në bazë të marrëveshjes për krijimin e zonave për reduktimin e tensioneve, janë transferuar në provincën Idlib.