Martirizohet një i ri palestinez në Bregun Perëndimor
Tetor 24, 2018 14:56 Europe/Tirane
Një i ri palestinez është martirizuar gjatë përleshjes me forcat ushtarake të regjimit sionist në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.
Kanali televiziv Al Alam raportoi se burimet spitalore të Palestinës kanë thënë se Muhamed Mahmud Sa'd Basharat, palestinezi 21 vjeçar, gjatë përleshjeve që janë zhvilluar sot në veri të Bregun Perëndimor, është qëlluar në gjoks nga forcat ushtarake të regjimit sionist dhe është martirizuar. Në këtë përleshje janë plagosur edhe 11 palestinezë.
Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu kanë sulmuar edhe rajonin Salem në lindje të Nablosit në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe janë përleshur me palestinezët.
Tags