Rrëzohet një dronë spiunazhi në Xhizan të Arabisë Saudite
Tetor 26, 2018 13:41 Europe/Tirane
Forcat mbrojtëse të Jemenit kanë rrëzuar një dron spiunazhi të Arabisë Saudite në provincën Xhizan.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat mbrojtëse të Jemenit të premten kanë rrëzuar një dron spiunazhi të koalicionit agresor saudit mbi hapësirën e rajonit Al-Harika në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite.
Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit sot kanë sulmuar me predha edhe disa pozicione të forcave të koalicionit saudit në rajonin Xhebel Al-Dud në provincën Xhizan të Arabisë Saudite.
Si pasojë e operacioneve të forcave jemenase kundër forcave agresore në kufi të Jemenit janë vrarë ose plagosur me dhjetëra forca ushtarake të koalicionit saudit.
Tags