Rrëzohet një dronë spiunazhi në Xhizan të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82382-rrëzohet_një_dronë_spiunazhi_në_xhizan_të_arabisë_saudite
Forcat mbrojtëse të Jemenit kanë rrëzuar një dron spiunazhi të Arabisë Saudite në provincën Xhizan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 26, 2018 13:41 Europe/Tirane
  • Rrëzohet një dronë spiunazhi në Xhizan të Arabisë Saudite

Forcat mbrojtëse të Jemenit kanë rrëzuar një dron spiunazhi të Arabisë Saudite në provincën Xhizan.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat mbrojtëse të Jemenit të premten kanë rrëzuar një dron spiunazhi të koalicionit agresor saudit mbi hapësirën e rajonit Al-Harika në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite.

Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit sot kanë sulmuar me predha edhe disa pozicione të forcave të koalicionit saudit në rajonin Xhebel Al-Dud në provincën Xhizan të Arabisë Saudite.

Si pasojë e operacioneve të forcave jemenase kundër forcave agresore në kufi të Jemenit janë vrarë ose plagosur me dhjetëra forca ushtarake të koalicionit saudit.