Martirizohet edhe një tjetër palestinez në Rripin e Gazës
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka njoftuar për martirizimin edhe të një të riu palestinez në Rripin e Gazës.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Ministria e Shëndetësisë së Palestinës të shtunën (sot) ka deklaruar se Zijad Zekij Akl, i riu 23 vjeçar palestinez, i cili të premten gjatë protestës së madhe për të drejtën e kthimit në Rripin e Gazës ishte qëlluar dhe plagosur rëndë nga forcat ushtarake të regjimit sionist, sot për shkak të plagëve të rënda ka vdekur.
Sipas këtij burimi, numri i martirëve dhe palestinezëve të vrarë në protestat e të premtes ka shkuar në 6 persona dhe janë plagosur rreth 240 persona të tjerë.
Nga ana tjetër ushtria e regjimit sionist ka deklarua se avionët luftarakë të këtij regjimi gjatë orëve të kaluara kanë bombarduar 80 objektiva në Rripin e Gazës.
Regjimi sionist më parë kishte pretenduar se rreth 30 raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës në drejtim të territoreve të pushtuara.