Jemeni qëllon pozicionet e ushtrisë saudite në Xhizan
Njësitë artilerike të forcave e ushtrisë së Jemenit kanë sulmuar bazat dhe pozicionet e ushtrisë së Arabisë saudite në rajonin Xhizan.
Pas një sulmi të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit kundër bazave të ushtrisë saudite në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite, janë vrarë dhe plagosur disa ushtarakë sauditë. Ushtarët jemenas kanë vrarë disa ushtarët dhe mercenarë sauditë në provincën Xhizan të Arabisë Saudite. Ushtria jemenase ka sulmuar me raketa fshatin Kamar në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite. Ndërsa ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë sulmuar rajonin Tale Rexhale në provincën Nexhran po në jug të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se prej vitit 2015, Arabia Saudite ka nisur agresionin e saj ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit në pushtet të Abdarabuh Mansur Hadi, ish presidenti i vetë dorëhequr i Jemenit. Ky sulm ka vrarë dhe plagosur me mijëra civilë të pafajshëm jemenas, ka shpërngulur me miliona të tjera dhe ka dëmtuar tej mase infrastrukturën e vendit.