Rënia e bursës së Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82460-rënia_e_bursës_së_arabisë_saudite
Bursa e Arabisë Saudite ka humbur 6.4 miliardë dollarë që nga fillimi i tetorit, dhe burimet informuan për ndërhyrjen e qeverisë saudite për të parandaluar një rënie të mëtejshme të indeksit të aksioneve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2018 16:24 Europe/Tirane
  • Rënia e bursës së Arabisë Saudite

Bursa e Arabisë Saudite ka humbur 6.4 miliardë dollarë që nga fillimi i tetorit, dhe burimet informuan për ndërhyrjen e qeverisë saudite për të parandaluar një rënie të mëtejshme të indeksit të aksioneve.

Moatez Rashed, analist i tregjeve të bursave ka thënë: Investitorët vazhdojnë të shqetësohen për të ardhmen e kapitalit në Arabinë Saudite dhe flasin për pasojat e vrasjes së Jamal Khashoggi. Gazetari disident saudit Jamal Khoshoggi u zhduk më 2 tetor pas hyrjes në Konsullatën Saudite në Stamboll. Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e tij, Arabia Saudite të shtunën pohoi se Khashoggi u vra gjatë një sherri brenda konsullatës. Në ditën e zhdukjes së Khashoggit, 15 sauditë, përfshirë disa zyrtarë, arritën në Stamboll me dy aeroplanë dhe vizituan konsullatën, në kohën kur gazetari ishte ende brenda, kanë njoftuar burime të policisë turke.