Rritja e pranisë së paligjshme të trupave amerikane në Siri
Gjatë javëve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar praninë e tyre në lindje të Sirisë,
veçanërisht në zonat kurdë. Të shtunën, Shtetet e Bashkuara vendosën 50 automjete ushtarake në bazën e tyre të sapokrijuar pranë qytetit Haxhin në pjesën lindore të Deir ul Zur në lindje të Sirisë. Më 4 tetor, trupa të reja amerikane arritën në Sirinë lindore dhe u vendosën rreth qytetit Haxhin. Amerika më parë ka thënë se ka 19 baza në rajonet lindore të Sirisë dhe me krijimin e bazave të reja, posaçërisht të bazës ushtarake në afërsi të fushës naftore Al Amer dhe zhvillimit të bazës ushtarake Sarin, në verilindje të provincës Alepo, numri i bazave ushtarake amerikane në Siri ka shënuar rritje. Koalicioni ndërkombëtar anti-ISIS është formuar në vitin 2014 me qëllim që të luftojë terroristët e ISIS mirëpo deri më sot ky koalicion ka vrarë dhe plagosur shumë civilë sirianë. Qeveria siriane disa herë është ankuar pranë organeve ndërkombëtare dhe në KS të OKB për vrasjen e civilëve sirianë nga ana e koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS.