Në Damask u zhvillua konferenca e 12-të e Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82481-në_damask_u_zhvillua_konferenca_e_12_të_e_kodsit
Sesioni i 12-të i konferencës së Kodsit u zhvillua në Damask me titull "Të rinjtë e Palestinës e cila ishte organizuar nga shoqata e miqësisë së Iranit dhe Palestinës dhe komitetit i aktiviteteve të të rinjve dhe studentëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 29, 2018 11:30 Europe/Tirane
  • Në Damask u zhvillua konferenca e 12-të e Kodsit

Sesioni i 12-të i konferencës së Kodsit u zhvillua në Damask me titull "Të rinjtë e Palestinës e cila ishte organizuar nga shoqata e miqësisë së Iranit dhe Palestinës dhe komitetit i aktiviteteve të të rinjve dhe studentëve.

Kanali televiziv Al-Keothar raportoi se pjesëmarrësit në këtë konferencë ishin edhe përfaqësuesit e  ambasadave të Iranit, Irakut, Algjerit, Jemenit dhe Palestinës në Damask të cilët theksuan se çështja e Palestinës do të mbetet në krye të prioriteteve dhe vëmendjes së të rinjve arabë dhe se rezistenca është e vetmja rrugëzgjidhje për çlirimin e të gjitha territoreve të pushtuara nga regjimit sionist.

Muhamed Hadi Taskhiri, konsulli kulturor i Iranit në Siri, në këtë konferencë theksoi nevojën e forcimit të kulturës së rezistencës në mesin e gjeneratave të të rinjve arabë.

Në këtë  konferencë u shfaq edhe një film i shkurtër për të pasqyruar protestat e mëdha të palestinezëve për të drejtën e kthimit.