Në Damask u zhvillua konferenca e 12-të e Kodsit
Sesioni i 12-të i konferencës së Kodsit u zhvillua në Damask me titull "Të rinjtë e Palestinës e cila ishte organizuar nga shoqata e miqësisë së Iranit dhe Palestinës dhe komitetit i aktiviteteve të të rinjve dhe studentëve.
Kanali televiziv Al-Keothar raportoi se pjesëmarrësit në këtë konferencë ishin edhe përfaqësuesit e ambasadave të Iranit, Irakut, Algjerit, Jemenit dhe Palestinës në Damask të cilët theksuan se çështja e Palestinës do të mbetet në krye të prioriteteve dhe vëmendjes së të rinjve arabë dhe se rezistenca është e vetmja rrugëzgjidhje për çlirimin e të gjitha territoreve të pushtuara nga regjimit sionist.
Muhamed Hadi Taskhiri, konsulli kulturor i Iranit në Siri, në këtë konferencë theksoi nevojën e forcimit të kulturës së rezistencës në mesin e gjeneratave të të rinjve arabë.
Në këtë konferencë u shfaq edhe një film i shkurtër për të pasqyruar protestat e mëdha të palestinezëve për të drejtën e kthimit.