Diplomati norvegjez zëvendëson përfaqësuesin sirian De Mistura
Tetor 31, 2018 05:45 Europe/Tirane
Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB në një letër drejtuar KS të kësaj organizate ka prezantuar Geir Pedersen, ambasador i Norvegjisë, si përfaqësuesin e ri të OKB në çështjet e Sirisë.
Pedersen do të zëvendësojë përfaqësuesin e mëparshëm Stefan De Mistura. Zgjedhja e diplomatit norvegjez është konfirmuar përfaqësuesit e përhershëm të KS të OKB. Guterres deklaroi se për emërimin e diplomatit norvegjez ka kontaktuar me qeverinë e Sirisë dhe shpresoi se gjatë mandatit të tij do të gjendet një rrugëzgjidhje politike mbi krizën në Siri. Ditën e hënë më 17 tetor De Mistura deklaroi se për arsye familjare jep dorëheqje nga posti i tij si përfaqësues i OKB për çështjen e Sirisë.
Tags