Kurdët e Sirisë përsëri i kthehen qeverisë qendrore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82609-kurdët_e_sirisë_përsëri_i_kthehen_qeverisë_qendrore
Pas sulmeve ushtarake të Turqisë në rajonet e banuara me popullatë kurde në veri të Sirisë, kurdët e këtyre rajoneve kanë kërkuar ndihmën e qeverisë qendrore në Damask për t’u përballur me agresionin e Turqisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 02, 2018 09:25 Europe/Tirane
  • Kurdët e Sirisë përsëri i kthehen qeverisë qendrore

Pas sulmeve ushtarake të Turqisë në rajonet e banuara me popullatë kurde në veri të Sirisë, kurdët e këtyre rajoneve kanë kërkuar ndihmën e qeverisë qendrore në Damask për t’u përballur me agresionin e Turqisë.

Kurdët e mbështetur nga Amerika në veri dhe lindje të Sirisë përsëri me anë të një deklarate kanë kërkuar nga qeveria qendrore e Damaskut që të bashkëpunojnë me në një front të unifikuar për t’u përballur me sulmet dhe kërcënimet e Turqisë ndaj këtyre rajoneve.

Kjo është në kohën kur grupet kurde të Sirisë duke llogaritur në mbështetjen e Amerikës, shumë herë kanë refuzuar bisedimet serioze me qeverinë qendrore të Damaskut.

Vlen të theksohet se ushtria e Turqisë gjatë dy viteve të kaluara me dy operacione “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, ka pushtuar 4 km të territorit të Sirisë në veri të këtij vendi.