Shtohet numri i pelegrinëve të arbainit husejnian në Qerbela
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82616-shtohet_numri_i_pelegrinëve_të_arbainit_husejnian_në_qerbela
Zyrtarët në Qerbela kanë njoftuar se numri i pelegrinëve të arbainit husejnian ka arritur në mbi 15 milionë persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 02, 2018 16:23 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i pelegrinëve të arbainit husejnian në Qerbela

Zyrtarët në Qerbela kanë njoftuar se numri i pelegrinëve të arbainit husejnian ka arritur në mbi 15 milionë persona.

Zyrtarët fetarë irakianë kanë thënë se shifra e saktë e numrit të pelegrinëve të arbainit husejnian që këtë vit kanë hyrë në Irak është 15 milionë e 322 mijë persona. Sipas këtij raporti, rreth 11 mijë kujdestarë ishin vendosur në shërbim të pelegrinëve husejnian në Qerbela, ku 225 prej tyre kishin ardhur nga jashtë Irakut. Vitin e kaluar 14 milionë njerëz nga pjesë të ndryshme të Irakut dhe botës kishin shkuar për të vizituar tempullin e shenjtë të Imam Husejnit (as). Statistikat zyrtare bëjnë të ditur se këtë vit nga Irani kanë marrë pjesë rreth 2 milionë pelegrinë.