OKB paralajmëron për pasoja të rrezikshme në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82618-okb_paralajmëron_për_pasoja_të_rrezikshme_në_jemen
Fondi i OKB-së për Popullsinë paralajmëroi se uria në Jemen ka lënë dy milionë gra shtatzëna dhe foshnje të infektuara me diabet dhe janë në rrezik për vdekje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 02, 2018 16:24 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron për pasoja të rrezikshme në Jemen

Fondi i OKB-së për Popullsinë paralajmëroi se uria në Jemen ka lënë dy milionë gra shtatzëna dhe foshnje të infektuara me diabet dhe janë në rrezik për vdekje.

Fondi i Popullsisë së Kombeve të Bashkuara tha të enjten se mungesa e ushqimit, zhvendosja, ushqimi i papërshtatshëm, shpërthimet e sëmundjeve dhe mungesa e kujdesit shëndetësor në Jemen kanë ndikuar ndjeshëm në shëndetin e grave shtatzëna dhe nënave me foshnje. Që nga nisja e luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit e deri më tani në Jemen janë vrarë 5 mijë fëmijë dhe 3 mijë femra ndërkohë që 11 milion fëmijë që të gjithë kanë nevojë për ndihma humanitare. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit.