Jemeni sulmon Arabinë Saudite me dronë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82625-jemeni_sulmon_arabinë_saudite_me_dronë
Ushtria e Jemenit ka përdorur dronët për të sulmuar bazën ajrore Mbreti Khaled në rajonin Asir në jug të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 03, 2018 05:43 Europe/Tirane
  • Jemeni sulmon Arabinë Saudite me dronë

Ushtria e Jemenit ka përdorur dronët për të sulmuar bazën ajrore Mbreti Khaled në rajonin Asir në jug të Arabisë Saudite.

Lajmi bëhet I ditur nga agjencia Masira e lajmeve, sipas të cilës ushtria e Jemenit në përgjigje të krimeve të koalicionit saudit, ka përdorur dronët e tipit Gasef-1 për të sulmuar bazën ajrore Mbreti Khaled në jug të Arabisë Saudite. Kjo bazë përdoret për të bombarduar Jemenin me avionët luftarakë të koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.