Forcat jemenase sulmojnë pozicionet e mercenarëve sauditë
Gjatë operacioneve forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kundër pozicioneve të mercenarëve sauditë në Naxhran të Arabisë Saudite, janë vrarë 4 ushtarakë dhe janë plagosur disa të tjerë.
Agjencia e lajmeve Saba njoftoi se gjatë sulmeve të së shtunës të forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit që janë kryer në rajonin Al-Tal'a të provincës Naxhran, përveç se janë vrarë plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë, janë shkatërruar edhe disa automjete luftarake të tyre. Gjithashtu forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit gjatë disa operacioneve të tjera në provincën kufitare Xhizan në jug të Arabisë Saudite, u kanë shkaktuar dëme të mëdha njerëzore dhe materiale forcave ushtarake saudite.
Kanali televiziv Al Masira raportoi se një automjet luftarak i mercenarëve sauditë është shkatërruar në perëndim të rajonit Al-Xhebelija në brigjet perëndimore dhe janë vrarë gjithë pasagjerët e tij.