Ansarullah: Kërkesa e SHBA për armëpushimin në Jemen, farsë totale
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82642-ansarullah_kërkesa_e_shba_për_armëpushimin_në_jemen_farsë_totale
Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit e ka përshkruar kërkesën e administratës së presidentit amerikan Donald Trump për një armëpushim dhe nisjen e bisedimeve politike të udhëhequra nga OKB për t'i dhënë fund luftës së vazhdueshme në Jemen si "farsë totale".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 03, 2018 15:38 Europe/Tirane
  • Ansarullah: Kërkesa e SHBA për armëpushimin në Jemen, farsë totale

Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit e ka përshkruar kërkesën e administratës së presidentit amerikan Donald Trump për një armëpushim dhe nisjen e bisedimeve politike të udhëhequra nga OKB për t'i dhënë fund luftës së vazhdueshme në Jemen si "farsë totale".

"Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin agresionin ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit në të gjitha nivelet. Uashingtoni, përpara thirrjes së fundit për ndërprerjen e luftimeve në Jemen, kishte përfunduar përgatitjet për një operacion ushtarak në Hudejda. SHBA-ja bën thirrje për një raund të ri negociatash, në të vërtetë, kjo është një përpjekje për t'u larguar nga presioni ndërkombëtar përballë vuajtjeve të civilëve jemenas ", tha të shtunën Mohammed Abdul-Salam për Rrjetin televiziv al-Masirah të Jemenit. Ai shtoi se asnjë delegacion kombëtar i Jemenit nuk kishte marrë ende një thirrje ose ftesë nga Kombet e Bashkuara apo palët ndërkombëtare për një raund të ri negociatash, duke theksuar se OKB-ja nuk ishte efektive dhe vendimet e saj ishin në duart e palëve të tjera. "Dislokimi  në rritje i ushtrisë agresore në Hudejda tregon për faktin se koalicioni i udhëhequr nga Arabia Sauditi ka dështuar të arrijë ndonjë sukses dhe se populli i Jemenit duhet të kenë besim në ushtrinë e Jemenit dhe në Komitetet Popullore. Sot, kombi jemenas po korr frutin e qëndrueshmërisë së tij kundër agresorëve", vuri në dukje zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit.