Arabia Saudite me vrasjen e zhurmshme dhe vrasjen e heshtur
Amal Husein, është një vajzë 7 vjeçare nga Jemeni e cila nuk mundi t’i rezistojë urisë së skajshme dhe dha jetën e saj.
400 mijë fëmijë jemenas janë të njëjtë me vajzën Amal Husein, të cilët për shkak të luftës së Arabisë Saudite përballen me uri ekstreme. Kjo uri është në niveli aq të larta saqë UNICEF ka paralajmëruar se fëmijët jemenas përballen me rrezikun e vdekjes për shkak të mungesës së ushqimeve. Nëna e Amal Husein, në një raport të përpiluar nga gazeta Nju Jork Times mbi vdekjen e vajzës 7 vjeçare ka thënë: Tani jam e shqetësuar për fatin e fëmijëve të tjerë në Jemen. Në vdekjen e vajzës Amal Husein, kanë ndikuar disa faktorë që tregojnë situatën e rënduar të luftës së imponuar nga Arabia Saudite kundër Jemenit.
- Kjo vajzë e vogël për shkak të urisë është kërcënuar me vdekje. Uria në Jemen ka lindur për shkak të rrethimit dhe bllokadës totale që Arabia Saudite ka vendosur kundër Jemenit. Kjo bllokadë nuk ka lejuar dërgimin e ndihmave humanitare për Jemenit. Fëmijët janë viktimat kryesore të kësaj bllokade. Antonio Guterres sekretari i përgjithshëm i OKB në muajin nëntor në një letër dërguar përfaqësuesit të Arabisë Saudite në këtë organizatë, ka kërkuar që të hiqet bllokada e vendosur nga koalicioni saudit dhe të lejohet dërgimi i ndihmave humanitare në Jemen.
- Mangësitë dhe mundësitë e dobëta të spitaleve, janë bërë shkak që vajza e vogël jo vetëm të mos kurohet në spital por në mënyrë indirekte në spital të shpallet vdekja e saj. Kjo gjendje e rënduar e spitaleve dhe shërbimeve shëndetësore në Jemen, është një tjetër pasojë e luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit. Sipas një raporti të Ministrisë së Shëndetësisë së Jemenit avionët luftarakë të Arabisë Saudite nga qershori 2018 e deri tani kanë bombarduar 460 spitale dhe qendra mjekësore si dhe me dhjetëra qendra të urgjencës. Përveç kësaj bllokada totale është bërë shkak që qendra mjekësore dhe shëndetësore në Jemen të kenë mungesë të theksuar medikamentesh. Po kjo bllokadë nuk lejon që të sëmurët jemenas të transferohen për kurim jashtë vendit.
- Çmimi i lartë i karburantit dhe lëndës djegëse dhe çmimi i lartë i transportit, e kanë detyruar familjen e vajzës Amal Husein që të mos kishin mundësi ta transportonin vajën në spitalin e Mjekëve Pa Kufi që ndodhet 15 milie larg nga kampi i të shpërngulurve të luftës. Shtimi i kostos së jetesës gjithashtu është një tjetër pasojë e luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit.
Mirëpo një prej çështjeve më të rëndësishme është se çfarë ndryshimi ka mes vdekjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe vajzës jemenase Amal Husein, që perëndimi për shkak të vrasjes së gazetarit Khashoggi ka kërkuar sanksionimin e Arabisë Saudite ndërsa mbi vrasjen e kësaj vajze të vogël nga Jemeni, ka zgjedhur heshtjen për të mbështetur krime të tilla. Shkaktari i krimit në të dyja raste është i njëjti vend, d.m.th. Arabia Saudite. Urdhri për vrasjen në të dyja rastet është dhënë nga një person d.m.th. Muhamed bin Selman. Nëse më herët perëndimorët do të reagonin në formë të gjerë kundër krimeve të regjimit Al Saud dhe aleatëve të tij ndaj fëmijëve në Jemen, ndoshta sot nuk do të ishim dëshmitarë të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi. Në këtë mes ajo vihet re është diskriminimi në qëndrimet dhe sjelljet e fuqive perëndimore. Khashoggi ishte i llojit perëndimor dhe i mediave perëndimore, mirëpo vajza e vogël Huseini ishte e llojit të rezistencës dhe shtresës së përvuajtur, vdekja e të cilëve është vdekje e heshtur dhe jo e zhurmshme. Nuk flitet as për tufan mediatik. Krimi si kundër Khashoggi si kundër vajzës Amal Husein që të janë të dënueshme, mirëpo drejtësia perëndimore nuk e sheh dhe nuk e vështron krimin ndaj fëmijëve jemenas.