Vriten më shumë se 200 ushtarë sauditë në Jemen
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, gjeneral brigade Jahja Sari, njoftoi të martën mbrëma për vdekjen e më shumë se 200 trupave saudite në portin Hudejda, në perëndim të Jemenit.
Koalicioni agresor saudit që po lufton që nga qershori 2018 për të pushtuar portin Hudejda, nuk ka arritur t'i rezistojë rezistencës së ushtrisë dhe komiteteve popullore në Jemen. Forcat jemenase sulmuan pozicionet e pushtuesve sauditë në qytetin Hajes të a provincës Hudejda, në perëndim të Jemenit dhe lartësitë Al Tobab Al Sud në provincën Sana. Ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar me artileri pozicionet e mercenarëve sauditë në rajonin Xhebel Al-Nar në provincën Xhizan të Arabisë Saudite. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen.