Avionët sauditë bombardojnë rajonin Hudejda
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82782-avionët_sauditë_bombardojnë_rajonin_hudejda
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar 30 herë qytetin port Hudejda në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 08, 2018 06:45 Europe/Tirane
  • Avionët sauditë bombardojnë rajonin Hudejda

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar 30 herë qytetin port Hudejda në Jemen.

Sipas një njoftimi të agjencisë Masira të lajmeve, në 24 orët e fundit avionët saudite kanë bombarduar të paktën 30 herë qytetin Hudejda në perëndim të vendit duke lënë të vrarë dhe të plagosur të paktën 60 persona. Muhamed Abdul’selam zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah në një tëit të tij ka shkruar se këto bombardime tregojnë pamundësinë e Arabisë Saudite për të depërtuar në këtë qytet. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.