Kontrata më e madhe e fshehtë mes Arabisë Saudite dhe Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82831-kontrata_më_e_madhe_e_fshehtë_mes_arabisë_saudite_dhe_izraelit
Burimet mediatike arabe kanë njoftuar se Arabia Saudite nëpërmjet një kompanie ndërmjetësuese Spanjolle, ka blerë 500 tanke Merkava nga regjimi sionist që është kontrata më e madhe ushtarake e fshehtë në historinë e Arabisë Saudite dhe Izraelit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 10, 2018 05:57 Europe/Tirane
  • Kontrata më e madhe e fshehtë mes Arabisë Saudite dhe Izraelit

Burimet mediatike arabe kanë njoftuar se Arabia Saudite nëpërmjet një kompanie ndërmjetësuese Spanjolle, ka blerë 500 tanke Merkava nga regjimi sionist që është kontrata më e madhe ushtarake e fshehtë në historinë e Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Arabia Saudite këto tanke i ka blerë nga Izraeli duke shfrytëzuar një kompani spanjolle. Emri i kompanisë nuk bëhet i ditur mirëpo Muhamed bin Sleman, princi trashëgimtar i fronit në Arabinë saudite ka paguar në kesh paratë për blerjen e tankeve të cilat i janë dorëzuar Riadit nëpërmjet forcave detare të Spanjës. Po nëpërmjet kësaj kompanie, ekspertët sionistë do të trajnojnë forcat saudite për përdorimin e tankeve Merkava. Princi saudit Selman, ka ndërmend të blejë 1500 tanke Merkava për të plotësuar nevojat e ushtrisë saudite.