Populli bahrejnas dënon normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist
Qytetarët bahrejnas nëpërmjet protestave masive në të gjithë vendin dënuan normalizimin e marrëdhënieve midis regjimit Al Khalifa dhe regjimit okupator sionist.
Pjesëmarrësit në këto protesta përsëritën kundërshtimin e tyre të fuqishëm ndaj regjimit të Bahrejnit pas dërgimit të ftesës për vizitë të kryeministrit sionist Benjamin Netanjahu në Manama. Gazeta sioniste Yediot Aharanot kohët e fundit ka raportuar se regjimi bahrejnas Al Khalifa po mban bisedime sekrete me Izraelin për të njoftuar fillimin e një marrëdhënieje të hapur midis të dy palëve, ku kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu do zhvillojë fillimisht një vizitë në Manama. Edhe Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë ka kundërshtuar normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist, duke shtuar se çështja palestineze do të mbetet çështja primare e muslimanëve. Bahrejni përballet me protesta popullore për liri, demokraci dhe përcaktimin e shtetit me votën e popullit, që prej 14 shkurtit të vitit 2011. Këtyre protestave, regjimi Al Khalifa i mbështetur nga regjimi Al Saud i Arabisë Saudite, u është përgjigjur me dhunë dhe forcë.