Jemeni reagon ndaj veprimeve sipërfaqësore dhe propaganduese të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82886-jemeni_reagon_ndaj_veprimeve_sipërfaqësore_dhe_propaganduese_të_amerikës
Muhamed Bakhiti një prej liderëve të lëvizjes popullore jemenase Ansarullah, ka reaguar ndaj qëndrimeve sipërfaqësore dhe propagandistike të Amerikës dhe ka thënë se deklarata e Uashingtonit për atë se ka ndërprerë furnizimin me karburant të avionëve sauditë është vetëm një mashtrim pasi amerikane janë implikuar direkt në sulmet ajrore kundër Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 12, 2018 06:19 Europe/Tirane
  • Jemeni reagon ndaj veprimeve sipërfaqësore dhe propaganduese të Amerikës

Muhamed Bakhiti një prej liderëve të lëvizjes popullore jemenase Ansarullah, ka reaguar ndaj qëndrimeve sipërfaqësore dhe propagandistike të Amerikës dhe ka thënë se deklarata e Uashingtonit për atë se ka ndërprerë furnizimin me karburant të avionëve sauditë është vetëm një mashtrim pasi amerikane janë implikuar direkt në sulmet ajrore kundër Jemenit.

Amerika vazhdon  të japë ndihmë logjistike për koalicionin saudit duke transferuar teknologjinë dhe informacionet në shërbim të ekspertëve ushtarakë ka thënë në fjalën e tij Muhamed Bakhiti. Duke pasur parasysh kushtet dhe situatën e luftës, mund të thuhet se Amerika dhe Arabia Saudite janë mundur të shfaqin fuqinë e tyre, mirëpo kjo situatë ka treguar vetëm dështimin e Uashingtonit dhe Riadit. Lufta e egër kundër Jemenit ka nisur me dritën jeshile të Amerikës. Mirëpo sot përllogaritjet e perëndimit dhe qëllimet e strategjive të tij në Lindjen e Mesme kanë ndryshuar dhe Arabia Saudite po përballet me zbulimin e krimeve të saj në Jemen. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë. Zyrtarët jemenas thonë se pas sulmeve të agresorëve sauditë kundër Hudejdas në bregun perëndimor të Jemenit, një numër i madh mercenarësh sudanezë janë vrarë ose janë zënë rob. Sipas burimeve jemenase, në luftimet e zhvilluara të dielën midis forcave të koalicionit agresor sauditë me luftëtarët Huthi, një numër i madh mercenarësh sudanezë janë vrarë ose janë zënë rob. Mjekët dhe burimet ushtarake jemenase po ashtu kanë deklaruar më shumë se 60 luftëtarë janë vrarë në të dyja anët gjatë 24 orëve të fundit. Arabia Saudite dhe aleatët e saj janë të dëshpëruar për të ndaluar zjarrin në Jemen, por ata duan një fitore të madhe për të vazhduar rolin e tyre ndërhyrës në bisedimet mbi fatin e vendit para se të ndalin zjarrin, përndryshe, ata nuk do të fitojnë asgjë, por poshtërim maksimal pas viteve të bombardimeve të një kombi të varfër dhe të pambrojtur. Arabia Saudite dhe aleatët e saj janë të dëshpëruar për të ndaluar zjarrin në Jemen, por ata duan një fitore të madhe për të vazhduar rolin e tyre ndërhyrës në bisedimet mbi fatin e vendit para se të ndalin zjarrin, përndryshe, ata nuk do të fitojnë asgjë, por poshtërim maksimal pas viteve të bombardimeve të një kombi të varfër dhe të pambrojtur. Tani janë bërë disa muaj që ata kanë arritur të kuptojnë se kanë humbur luftën e kushtueshme dhe dëshirojnë një rrugëdalje pa u turpëruar aq shumë. Regjimi i falimentuar gjithashtu duhet të zvogëlojë deficitin buxhetor me shkurtimet e shpenzimeve dhe një përpjekje për të rritur të ardhurat nga burime të tjera përveç naftës. Për ta bërë këtë, një kërkesë e madhe po i jep fund luftës së kushtueshme dhe të dështuar Jemenit. Në fund të fundit, sauditët kanë nevojë për më shumë bomba amerikane dhe raketa dhe kjo kushton me shumë të majme të parave për t'i marrë ato.  Kur kanë kaluar 44 muaj nga agreisoni i regjimit Saudit kundër popullit jemenas, Sekretari i mbrojtjes dhe sekretari i jashtëm i Amerikës, kanë kërkuar fundin e luftës kundër Jemenit. Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo përmes një deklarate, njoftoi nisjen e negociatave për paqe në Jemen të monitoruara nga OKB dhe nga forcat e koalicionit të kryesuar nga regjimi Al Saud dhe nga forcat jemenase të futura në konflikt kërkon të futen në bisedime për t’i dhënë fund luftës. Ndërsa James Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes ka thënë se bisedimet mes palëve në luftën në Jemen duhet të fillojnë brenda 30 ditësh.