OKB kërkon ndërprerjen e luftës në Jemen
Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për Jemenin, me anë të një deklarate ka kërkuar ndërprerjen e luftës në Jemen dhe sidomos në portin Hudejda.
Martin Griffiths tha se ndërprerja e luftës në Jemen është një hap i rëndësishëm për uljen e vuajtjeve të popullit. Përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB tha se kjo organizatë është gati për nisjen e dialogut në Jemen. Mark Lowcock, zv/sekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet humanitare gjithashtu ka kërkuar vendosjen e armëpushimit në qytetin port Hudejda. Më herët vetë sekretari i përgjithshëm i OKB ka paralajmëruar mbi pasojat e shkatërrimit të qytetit Hudejda që është rruga kryesore dhe jetike e futjes së mallrave në Jemen. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri.