“Vdekja klinike” e presidentit të dorëhequr të Jemenit
Burimet informative kanë njoftuar për “vdekjen klinike” të presidentit të vetë dorëhequr të Jemenit.
Abdul’malek Oxhari, një prej anëtarëve të këshillit politik të lëvizjes popullore jemenase Ansarullah ka deklaruar se Abdarabuh Mansur Hadi, presidenti i vetë dorëhequr i Jemenit është bërë inaktiv. Ai tha sa lajmet mbi ish presidentin e Jemenit janë kontradiktore dhe konfirmohet se ai ndodhet në gjendjen e vdekjes klinike. Deri tani asnjë burim zyrtar nuk ka konfirmuar vdekjen klinike të presidentit të dorëhequr të Jemenit. Abdarabuh Mansur Hadi, në vitin 2015 pasi bashkëpunoi me Arabinë Saudite, tradhtoi popullin jemenas dhe pasi lëvizja Ansarullah mori në dorë kontrollin e institucioneve qendrore në Sana, ai dha dorëheqjen. Më pas ish presidentit Mansur Hadi shkoi në qytetin Aden në jug të Jemenit dhe pas nisjes së agresionit të Arabisë Saudite më 26 mars 2015 kundër Jemenit, u largua për në Arabinë Saudite.