Vazhdojnë krimet e koalicionit saudit kundër jemenasve pas pretendimit për armëpushim
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83012-vazhdojnë_krimet_e_koalicionit_saudit_kundër_jemenasve_pas_pretendimit_për_armëpushim
Pas pretendimit për armëpushim të paraqitur nga koalicioni agresor saudit, si pasojë e sulmit të forcave të këtij koalicioni, janë vrarë ose plagosur 12 civilë jemenas në provincën Hudejda.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 16, 2018 10:03 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë krimet e koalicionit saudit kundër jemenasve pas pretendimit për armëpushim

Pas pretendimit për armëpushim të paraqitur nga koalicioni agresor saudit, si pasojë e sulmit të forcave të këtij koalicioni, janë vrarë ose plagosur 12 civilë jemenas në provincën Hudejda.

Agjencia e lajmeve Reuters të enjten duke cituar burimet e informuara, ka thënë se koalicioni saudit ka dhënë urdhër për ndërprerjen e operacioneve në qytetit bregdetar Al-Hudejda të Jemenit.

Kanali televiziv Al-Alam njoftoi se një burim i sigurisë në provincën Al-Hudejda, deklaroi: “Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar një autobus në rajonin Al-Maravi’a të qytetit Hudejdah ku si pasojë janë vrarë 4 civilë jemenas dhe janë plagosur dy të tjerë.

Gjithashtu si pasojë e një sulmi me artileri të kryer nga mercenarët saudit në lagjen “7 Qershori”, janë plagosur 5 fëmijë dhe një grua pas shpërthimit të një predhe.

Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë bombarduar zonën “Kilometri i 16” dhe disa rajone të tjera.

Dajf Allah Shami, zëdhënësi zyrtar i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit, ka hedhur poshtë pretendimin e disa mediave gjoja se koalicioni agresor saudit ka dhënë urdhër për ndërprerjen e sulmeve në Al-Hudejda dhe ka thënë se pretendime të tilla janë vetëm mashtrim.