Raporti i UNICEF mbi gjendjen e fëmijëve në Jemen
UNICEF në një raport të tij ka publikuar një fakt tronditës dhe thotë se çdo 10 minuta në Jemen humb jetën një fëmijë.
Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara Për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar se më shumë se shtatë milionë fëmijë po përballen me një kërcënim serioz të urisë në Jemen, pasi regjimi i Riadit po vazhdon fushatën e tij bombarduese kundër fqinjit jugor. "Sot 1.8 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç janë duke u përballur me kequshqyerje akute dhe 400.000 janë të prekur nga kequshqyerja e rëndë akute", tha Geert Cappelaere, drejtor rajonal i UNICEF në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Cappelaere vuri në dukje se "më shumë se gjysma" e 14 milionë njerëzve në rrezik serioz prej urisë në Jemen janë fëmijë.